Fashion

Gjigandi i modës Balenciaga vjen me koleksionin e ri “Gay Shirts”!

Balenciaga ka nisur të mendojë për koleksionin e ri për t’i paraprirë shtatorit, fillimit të sezonit të vjeshtës. Megjithatë, duket të jetë një koleksion jo brenda asaj çfarë jemi mësuar të shohim. Kompania e modës ka vendosur të japë një mesazh të fortë dhe ta dedikojë këtë koleksion të quajtur “Feel Good” për komunitetin “LGBTI”.

Janë stiluar pulovra në ngjyrë rozë, të zbukuruara me një stil divers dhe fjalët “Gay Pride në të, fustanët e zinj me mëngë të fryra në fund, të prodhuara nga materiale të ricikluara të çertifikuara. Ky koleksion gjithashtu përmban pulovra të masave të mëdha, bluza dhe veshje lëkure nga sende të ricikluara.

Duke përkrahur lëvizjen “Gay Pride”, stilistët e kompanisë u shprehën se çfarë duan të përçojnë tek klientët e tyre.

Unë jam gay. Jam rritur në një shoqëri ku nuk mund ta vishja atë dhe ka ende vende në botë ku nuk mund ta veshësh. Është e rëndësishme të luftojmë homofobinë. Nuk jam dikush që dal në rrugë dhe e bërtas, por mund të bëjmë këtë lëvizje aktiviste mode.

Më poshtë janë disa modele nga koleksioni “Feel Good”.