Art & Kulturë Celebrities Fashion

Gjesti madhështor i stilistit italian Giorgio Armani në nder të luftës në Ukrainë!

Teksa e gjithë bota i ka sytë nga Ukraina dhe luftës që po ndodh atje, të gjithë po mundohen që të solidarizohen dhe në një mënyrë apo në një tjetër të bëjnë diçka. Stilisti i njohur italian Giorgio Armani fiku muzikën për të mbajtur shfaqjen e tij të modës në Milano në heshtje të dielën, në shenjë respekti për njerëzit e përfshirë në konfliktin ukrainas.

Modelet dolën në pasarelë në një qetësi të frikshme, të ndërprera nga duartrokitjet e publikut, të veshura me xhaketa të shkurtra në nuanca pastel dhe fustane të zeza dhe argjendi me shkëlqim, me tegela. Në një postim të bërë edhe nga vetë stilisti në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter ai kishte shkruar se:

Vendimi im për të mos përdorur asnjë muzikë u mor si një shenjë respekti ndaj njerëzve të përfshirë në tragjedinë e shpalosur në Ukrainë. Gjëja më e mirë për të bërë është të dërgojmë një mesazh që nuk duam të festojmë sepse diçka shumë shqetësuese po ndodh rreth nesh.

https://twitter.com/armani/status/1497924956478484487?ref_src=twsrc%5Egoogle%7Ctwcamp%5Eserp%7Ctwgr%5Etweet

Stilisti 87-vjeçar është dukur shumë i prekur për shkak të kësaj situate.

Në pasarelë sfiluan modelët të cilët kishin veshur pallto, xhaketa dhe pantallona të zeza prej kadifeje për koleksionin vjeshtë-dimër 2022, ndonjëherë me ngjyrime blu ose të kuqe. Kishte gjithashtu fustane mbrëmjesh mëndafshi blu elektrike dhe bluza pa mëngë, bluza të qëndisura, tuta të gjata të bardha dhe printime me lule. Dizajni nga linja kryesore e “Armani” tradicionalisht uli dhe perden e javës së modës në Milano, e cila këtë sezon priti kryesisht sfilata personalisht fizikisht dhe jo prezantime dixhitale, duke përfshirë “Prada”, “Gucci” dhe “Dolce & Gabbana”.