Lajmi se Jon Bon Jovi shpëtoi një grua nga vetëvrasja ka bërë jehonë në të gjithë mediat ndërkombëtare. Ylli i rrokut ishte duke filmuar në një urë kur papritmas vuri re një grua që po qëndronte në buzë të urës. Bon Jovi iu afrua, filloi të fliste me të dhe pas pak, e bindi gruan të largohej nga aty dhe të qëndronte në trotuar. “Një bravo për John Bon Jonin dhe ekipin e tij që ndihmuan një grua që tentoi të hidhej nga ura të martën mbrëma. Bon Jovi e ndihmoi dhe tani ajo është e sigurt”-tha policia.
Incredible. Rock legend Bon Jovi convinces woman in Nashville to not leap from bridge. (Video: Metropolitan Nashville Police Department) pic.twitter.com/fXZeOCWSSx
— Mike Sington (@MikeSington) September 11, 2024
John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak njerëz e dinë se në shkollën e mesme, ai u dashurua me Dorothea Hurley, me të cilën ndan ditët e tij edhe sot. Në botën e rock-ut, shthurja dhe skandalet janë ‘buka’ e përditshme, por Bon Jovi nuk ka qenë kurrë pjesë e kësaj. Pavarësisht se në rininë e tij ai kalonte shumë kohë larg shtëpisë, ai gjithmonë e dinte se çfarë dhe kush ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e tij.
Këto janë të gjitha klishe të shkëlqyera. Çështja është të mos gënjesh kurrë se ke qenë shenjtor, por edhe të mos jesh aq budalla sa të prishësh jetën familjare.
Bon Jovi pranoi se martesa e tyre zgjati kaq gjatë për shkak të durimit të gruas së tij dhe tolerancës ndaj tradhtisë së tij ndër vite. Ai shpjegoi gjithashtu se ata kanë një admirim të ndërsjellë dhe janë mjaft me fat që janë rritur së bashku. Bon Jovi pranoi se ishte penduar për lidhjet e tij të shumta jashtëmartesore në këngën e tij të vitit 1993, “Bed of Roses”.