Bota

Gjermania: “Britania, zonë e variantit indian të koronavirusit!”

Gjermania ndryshoi klasifikimin për Britaninë e Madhe duke e identifikuar si zonë të variantit indian të virusit për shkak të përhapjes së llojit të koronavirusit të identifikuar së pari në Indi. Këtë e deklaroi Instituti Robert Koch, RKI. Masa nënkupton se kufizime të rëndësishme të udhëtimit do të hyjnë në fuqi nga nesër.

Kompanitë ajrore, hekurudhat dhe autobusët do të mund të sjellin vetëm shtetas ose banorë gjermanë në vend. Të mbërriturit në Gjermani duhet të kalojnë dy javë në karantinë, pa asnjë ulje të mundshme edhe nëse ato janë negative për virusin.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn:

Ky hap është i vështirë për Britaninë e Madhe, por i nevojshëm për të parandaluar përhapjen e shpejtë të variantit indian në Gjermani. Nëse vazhdojmë të zvogëlojmë numrin e infeksioneve, duhet të parandalojmë që variante ngjitëse të virusit të rrezikojnë zhvillime pozitive.

Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që identifikohet si një zonë e variantit indian të virusit, kategoria e rrezikut më të lartë në Gjermani. Aktualisht, kategoria zbatohet në 11 vende në Azi, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.

Ndërkaq në Europë, Spanja përgatitet që pas dy ditësh, të presë pushues britanikë, që cilësohen turistë vendimtarë për një sektor të shkatërruar nga pandemia. Po ashtu, nga 7 qershori, Spanja hap dyert për të gjithë personat e vaksinuar kundër koronavirusit pavarësisht vendit të origjinës.