Botë e Çuditshme

Gjermani, banorët në ankth për fatin e një majmuni të rrallë!

Banorët e një lokaliteti në qytetin gjerman të Karlsruhes janë në ankth pasi një majmun i llojit të rrallë makaku barbar (barbary macaque) ndodhet në arrati. Ai u ”arratis” nga parku i kafshëve të egra në malin Salem Monkey në zonë dhe menaxheri i parkut, Roland Hilgartner tha se ai dyshon se kafsha arriti të hidhej nga pema në pemë për të kaluar rrethimin.

“Ky lloj majmuni është ‘tip’ sportiv dhe e kapërcen rrethimin”-tha ai. Kafsha u pa për herë të fundit të premten në mëngjes, në një rrugë pranë qytetit Uhldingen-Mühlhofen. “Asnjë kafshë nuk ka ikur kurrë kaq larg”-tha Hilgartner, i cili ka punuar në park për 17 vjet.

Rrethimi është projektuar në atë mënyrë që është shumë e vështirë për kafshët të dalin jashtë. Hilsgartner tha se është e zakonshme që makakët që dalin jashtë të kthehen. “Presioni për të qenë me grupin, në një mjedis të njohur, është i madh”-tha ai.

Megjithëse, ai beson se makaku pa emër mund të mbijetojë mirë jashtë parkut të kafshëve të egra, të paktën për momentin, pasi mbajtësit e kafshëve duhet të ushqejnë makakët vetëm gjatë dimrit.