Bota Food & Drink

Gjermanët ‘braktisin’ pijen e tyre të preferuar!

Konsumi i birrës në Gjermani, dikur pija e preferuar e vendit, ra me 4.5% në vitin 2023 pas një rikuperimi të shkurtër pas pandemisë Covid. Këtë ka njoftuar Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden. Ndërsa një rritje prej 2.8% u regjistrua në vitin 2022 pas një rënie pothuajse 2-vjeçare gjatë pandemisë së koronavirusit, në vitin 2023 konsumi i birrës ra përsëri me 4.5%, në një total prej 8.4 miliardë litrash.

Birra joalkoolike dhe birra e importuar nga vende jashtë Bashkimit Evropian nuk përfshihen në statistika. Përfaqësues të rreth 1500 fabrikave të birrës në Gjermani shprehën shqetësimin e tyre për vazhdimin e trendit të uljes së konsumit të birrës.

Sipas një studimi të ri, birra mund të ketë një efekt pozitiv në mikrobiomën e zorrëve. Kjo nuk është e vërtetë sipas Helmut Seitz, i cili ka hulumtuar efektet e alkoolit në trupin e njeriut për dekada. Rezultatet e një studimi nga Kina kanë treguar se birra ka përbërës fantastikë me efekte madhështore. Kjo pije jo vetëm që e bën një person më të lumtur, por edhe më të shëndetshëm.

Autorët shkruajnë se mikrobioma e zorrëve mund të shpërbëjë disa përbërës të birrës dhe kështu të ketë një efekt pozitiv në sistemin imunitar. Ato mund të kenë efekte anti-inflamatore dhe antioksidante, kështu që mund t’i bëjnë të padëmshme produktet e dëmshme metabolike. Efekti oksidativ i alkoolit është shumë më i madh se efekti potencial pozitiv i të gjithë përbërësve të tjerë.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Prodhuesit e birrës po e përdorin ChatGPT për të bërë birrë të re. Marka gjermane Beck’s është një nga një sërë kompanish që i janë drejtuar chatbotit të zgjuar të AI për të bërë një pije të quajtur Beck’s Autonomous. ChatGPT jo vetëm që doli me recetën e birrës, por edhe paketimin, emrin, fushatën reklamuese dhe madje edhe një dizajn për faqen e internetit të birrës.