Partnerja e re e supozuar e Gerard Piques, me të cilin është parë pas njoftimit të ndarjes nga Shakira pas 12 vitesh lidhje, tashmë është takuar me Milan dhe Sasha, fëmijët që futbollisti ka me këngëtaren. Kjo u zbulua nga Laura Fa dhe Lorena Vasquez në podkastin “Mamarazzi”, ku detajuan se të dielën e kaluar, mbrojtësi shkoi me fëmijët e tij në Kupën e Botës së Balonave.
Në event ishte edhe vajza 22-vjeçare, e cila shihej shumë pranë me fëmijët. Ata treguan gjithashtu se gruaja, e identifikuar si C, punon në kompaninë e futbollistit ‘Kosmos’. Megjithatë, ato saktësuan se ajo që është thënë në media të tjera se ajo është krahu i djathtë i Pique në kompani nuk është i vërtetë, pasi ajo është thjesht një punonjëse tjetër, e cila i ishte bashkuar biznesit së fundmi për faktin se kompania vazhdon të rritet.
Fa dhe Vasquez treguan se të dy përpiqen të mbajnë një marrëdhënie pune shumë diskrete dhe se mezi kontaktojnë në punë. Ata zbuluan gjithashtu se Gerard mbërriti të shtunën në orët e para të mëngjesit në aeroportin El Prat nga Dubai, një udhëtim që ai bëri me partneren e re. Ndërkohë rikujtojmë se ishte pikërisht në podkastin “Mamarazzi” ku në fillim të qershorit u bë e ditur se Pique dhe Shakira ishin ndarë dhe përmendej se një vajzë e identifikuar si C, ishte shumë e afërt me lojtarin.
Roberto Garcia, ish i dashuri i njërës nga motrat e Shakirës ka deklaruar së fundmi se tradhtia e Pique nuk ishte arsyeja e ndarjes së çiftit. Ai tregoi se në fakt problemet mes ish-çiftit kishin filluar kohë më parë dhe arsyeja ishin paratë. Në një intervistë për median spanjolle “Esdiario”, ish-kunati i Shakirës tregoi se Pique disa kohë më parë i kishte kërkuar një kredi që ta investonte në biznese të tjera, por, e ndikuar edhe nga prindërit e saj Shakira nuk kishte pranuar.
Ndërkaq, gjithçka tregon për një betejë ligjore mes këngëtares kolumbiane dhe futbollistit spanjoll sepse, megjithëse ata nuk ishin martuar kurrë, ka shumë të ngjarë që mosmarrëveshjet e tyre në zgjedhjen e asaj që është më e mira për dy fëmijët, do t’i detyrojnë ata të shkojnë përpara një gjykate të vendosin për të drejtat dhe detyrimet ndërmjet tyre.