Është një fakt i panjohur që personeli i hotelit mund t’ju ndihmojë për shumë gjëra duke nisur që nga propozimi që mund t’i bëni njeriut tuaj të zemrës. Ata jo vetëm që janë atje për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja, por në të vërtetë nga ata mund të përfitoni shërbime ekskluzive.
Ndërkaq, njihuni me disa nga shërbimet më të dobishme dhe më tërheqëse për sytë që stafi i hotelit mund të bëjë për ju për ta bërë udhëtimin tuaj të ardhshëm më të kënaqshëm:
Ata mund të ndihmojnë për të planifikuar propozimin tuaj për martesë.
Personeli i hotelit mund t’ju ndihmojnë të gjeni dhe të vendosni një vendndodhje private, ose mund ta fshehin unazën në ushqimin tuaj gjatë darkës. Thjesht duhet të pyesni nëse ata kanë ndonjë rekomandim dhe të shihni nëse mund t’ju japin një dorë për t’i bërë ëndrrat tuaja romantike të vërteta.
Ata mund t’ju tregojnë se ku janë të gjitha vendet e denja për “Instagram”.
Personeli i hotelit e njeh shumë mirë qytetin dhe mund t’ju tregojë vendet më të mira për të shkuar në varësi të interesave tuaja. Ata do të jenë në gjendje të rekomandojnë vendet më të mira për një foto të perëndimit të diellit dhe ku mund të gjeni pika krejtësisht unike në qytet. Me ndihmën e tyre, ju mund të gjeni pamjet më të mira ku mund të krijoni kujtime të paharrueshme.
Ata mund t’ju gjejnë bileta për shfaqje dhe t’ju ndihmojnë në rezervime.
Nëse zbuloni se bileta e teatrit që aq shumë e prisnit është shitur atëherë personeli i hotelit mund t’ju ndihmojë. Ata shpesh kanë kontakte me bizneset lokale dhe mund të arrijnë marrëveshje me to, duke përfshirë edhe rezervimet e restoranteve. Kështu që nuk do të shqetësoheni herën tjetër nëse rezervohet, hoteli juaj mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë.
Ata mund t’ju marrin një kujdestare fëmijësh.
Ndoshta ju doni të dilni në mbrëmje pa fëmijët, por nuk dini ndonjë dado në zonë. Hoteli juaj mund t’ju ndihmojë sepse ata shpesh kanë disa dado të besueshme dhe kontakte me agjensi kujdestarie fëmijësh. Nëse i njoftoni kur keni nevojë për kujdes për fëmijën tuaj, ata do të jenë në gjendje t’i rregullojnë të gjitha, kështu që nuk do të shqetësoheni për këtë.
Ato mund t’ju ndihmojnë të mësoni gjuhën lokale.
Është gjithmonë e dobishme të njohësh gjuhën e vendit ku je. Nëse kërkoni, stafi do të jetë në gjendje t’ju ndihmojë të ndiheni si në shtëpi në qytet edhe me gjuhën. Ata do të sigurohen që të paktën të mund të thoni “të lutem” dhe “faleminderit”.
Ata mund t’ju marrin rroba me qira.
Nëse po shkoni për një mbrëmje në një restorant atëherë disa hotele mund t’ju marrin me qira një fustan për rastin në fjalë. Nëse ata nuk mund t’ju sigurojnë një fustan, atëherë ata do të jenë në gjendje t’ju tregojnë se ku mund ta merrni me qira një. Kjo është ideale për ngjarjet e minutës së fundit dhe të paplanifikuara.