Tech

Gjërat që nuk dini për ChatGPT!

ChatGPT është bërë shumë i famshëm që nga lançimi i tij në fund të vitit të kaluar. Njerëzit po e përdorin inteligjencën artificiale për shumë gjëra, që nga kryerja e raporteve për punën, krijimi i planeve dietike dhe deri te aplikimi për punë të re. Por, çfarë nuk bën dot ChatGPT?

ChatGPT nuk e di se kush është. Nëse përmend këtë emër, inteligjenca artificiale thotë se nuk di asgjë për ChatGPT. Ndoshta kjo ndodh për faktin se kur është programuar, krijuesit nuk e kishin gjetur ende emrin për të. Nuk ka informacion pas vitit 2021. Të dhënat e ChatGPT ndalen në vitin 2021. Kjo do të thotë se nuk di asgjë nga ato që kanë ndodhur pas këtij viti.

Pavarësisht të dhënave të shumta që përmban dhe përgjigjeve të zgjuara që jep, ChatGPT nuk ka dijeni se si ka qenë bota këto dy vitet e fundit. Nuk luan dot lojërat e fjalëve. ChatGPT nuk është i mirë në lojërat me fjalë, madje nuk ia di as rregullat atyre që janë krijuar pas vitit 2021.

Nuk shkruan dot lajme të sakta. Edhe pse mund të shkruajë artikuj të gjatë, nuk është në gjendje të bëjë vetë lajme të thelluara dhe të sakta. ChatGPT nuk mund të japë rekomandime për ilaçe.

Nëse e pyet për medikamente, inteligjenca artificiale të thotë se duhet të konsultohesh me mjekun. Rikujtojmë, se një shtetas belg, baba i dy fëmijëve, ka vrarë veten pasi foli me një chatbot të Inteligjencës Artificiale për frikën e tij nga ngrohja globale. 30-vjeçari gjeti ngushëllim duke folur me chatbotin e AI të quajtur “Eliza” për shqetësimet e tij për botën. Ai e kishte përdorur robotin për disa vite, por gjashtë javë para vdekjes së tij filloi të angazhohej më shpesh me të.