Ata nuk janë më me njëri tjetrën por vazhdojnë t’i ruajnë marrëdhëniet e mira për hir të vajzës së tyre, True. E kemi fjalën për yllin televiziv, Khloe Kardashian dhe ish-partnerin e saj, Tristan Thompson. Aq mirë shkojnë, sa që ky i fundit nuk ka hezituar t’i bëjë një koment “pikant” ish-partneres në foton e saj në rrjetin social, Instagram. Teksa Khloe kishte postuar një foto të sajën nga kopertina e revistës “Health”, Tristan i ka vënë në dukje muskujt e barkut duke i shkruar:
Wow!! Je kaq inspiruese, Koko! Jam tepër krenar për punën tënde të palodhur dhe dedikimin për kujdesin ndaj shëndetit dhe palestrës. Muskuj prej hekuri!!
Rikujtojmë, se dyshja u ndanë zyrtarisht në qershor të këtij viti pasi basketbollisti i NBA e tradhëtonte Khloe-in vazhdimisht. Ndërsa po fliste për vajzën True Thompson në Twitter, Khloe zbuloi se dëshiron të ketë një tjetër fëmijë. Nëna e 3-vjeçares kohët e fundit konfirmoi se ajo do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla ose motër kur të jetë koha e duhur.
Së fundmi gjithashtu, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, ka reaguar mbi disa komente që njerëzit kanë bërë për vajzën e saj. Gjatë rritjes së saj, Khloe është përballur here pas here me komente rreth trupit të vajzës vetëm sepse ajo është shumë e gjatë.
True është shumë e gjatë për moshën që ka. Njerëzit sa herë e shohin thonë: “Sa e madhe është” dhe mua më duhet t’i korrigjoj dhe i them se është thjesht e gjatë. I kërkoj të shprehen me fjalën e duhur. E di çfarë nënkuptojnë të rriturit kur e thonë këtë, por nuk dua që ajo ta keqinterpretojë fjalën ‘e madhe’ dhe të mërzitet.