Nuhatja është një shqisë ndryshe nga të tjerat, e nënvlerësuar po aq sa shija mbivlerësohet. “Rreth 80% e shijeve që ne mendojmë se perceptojmë me anë të shqisës së të shijuarit, në fakt vijnë tek ne falë nuhatjes’- shprehet Roberta Deiana, autore e ‘Harpercollins’.
Ndjesia e nuhatjes është e pakapshme dhe misterioze, pothuajse magjike dhe me dy superfuqi: e para është befasia, pra vjen kur nuk e pret, shfaqet papritur dhe prania e saj bëhet gjithëpërfshirëse; së dyti është emocion sepse çdo aromë që duam lidhet me një gjendje shpirtërore, një kujtim, një memorie, një përvojë emocionale.
Gratë janë më të ndjeshme ndaj aromave thjesht sepse u kushtojnë më shumë vëmendje, ose sepse janë mësuar më shumë të lidhen me emocionet e tyre më të thella. Ndërsa meshkujt janë ata që adhurojnë aromën e rrobave të lara, një erë që femrat pëlqejnë shumë është ajo e benzinës.
Ndërkaq, le të kalojmë tani tek 5 aromat që gratë adhurojnë më shumë:
1. Aroma e bukës
Aroma e bukës së sapo pjekur lidhet me rrënjët kulturore e shpirtërore të Italisë e gjithë Mesdheut, historinë, familjen, përmbushjen e urisë, ndjenjën e komoditetit.
2. Aroma e detit
Në vend të dytë është aroma e detit e cila lidhet me imazhin e pushimeve, momentet e qetësisë, verës, lirisë. Kjo aromë është qetësuese, na karikon me energji pozitive, pak euforike dhe një anti-stres natyral.
3. Aroma e shiut
Në vend të tretë është aroma e shiut. Kjo aromë buron nga terreni i lagur, kur një vaj esencial i tokës çlirohet në kontakt me shiun. Na pëlqen sepse na çon në lidhje të forta intime me natyrën, na bën të kuptojmë fragmente të sekretit mbi kuptimin e jetës sonë.
4. Aroma e kafesë
Kjo aromë lidhet me idenë e rizgjimit dhe energjisë së mëngjesit. Gjithashtu, pas drekës është një stimul për t’iu rikthyer punës. Na bën të ndihemi më të fortë dhe dinamikë.
5. Aroma e jaseminëve
Aroma e jaseminëve lidhet me ardhjen e pranverës, freskinë, relaksin e na bën të ndihemi mirë me botën.
Ndërkaq, gjetja e një arome të duhur nga firma juaj e preferuar mund të jetë mjaft e vështirë, por mund të jetë bërë paksa më e lehtë pas shitjeve të shumta të parfumeve më të mira gjatë “Black Friday”. Me atë që duket si një numër i pafund aromash si për burrat ashtu edhe për gratë në treg, mund të jetë sfiduese të zgjedhësh vetëm një për ta provuar, e lëre më ta bësh dhuratë këtë sezon festash.
Megjithatë, gjetja e aromës së duhur është një detyrë që jep një shpërblim të lartë duke pasur parasysh se aroma perfekte mund të sjellë një buzëqeshje në fytyrën e dikujt, të rrisë besimin dhe një mori emocionesh të tjera pozitive. Ja se cilat janë parfumet që do të mund t’ju japin një ide në lidhje edhe me blerjen e parfumit të rradhës.