Celebrities Gossip Showbiz

Gjendet pas 50 vitesh basi i grabitur i Paul McCartneyt!

Pas një kërkimi pesëvjeçar u arrit të gjendej basi elektrik ”Hofner” i kitaristit të ”Beatles”, Paul McCartney, në formë violine, që u zhduk gjysmë shekulli më parë dhe që vlerësohet 12,6 milionë dollarë.

”McCartney kishte kërkuar ndihmë në gjetjen e instrumentit të zhdukur, që provokoi Beatlemaninë në të gjithë universin”,-tha Scott Jones, një gazetar që u bashkua me Nick Wass për ta gjetur atë. McCartney e bleu basin për rreth 37 dollarë në vitin 1961, kur “Beatles” po zhvillonin koncerte në Hamburg.

Me këtë instrument u luajt në dy disqet e para të ”Beatles” dhe u shfaq në hite të tilla si “Love Me Do”,“Twist and Shout” dhe “She Loves You”. “Për shkak se unë isha mëngjarash, dukej më pak e zbehtë sepse ishte simetrike. Sapo e bleva, rashë në dashuri me të”,-tha Paul asokohe. U përfol se basi ishte vjedhur në kohën kur ”Beatles” po regjistronin albumin e tyre të fundit, “Let it Be”, në vitin 1969 por, askush nuk ishte i sigurt se kur u zhduk.

Rikujtojmë, se disa muaj më parë u publikua kënga “Now and then” nga grupi britanik “The Beatles”. Nëpërmjet inteligjencës artificiale, në këngë është edhe zëri i anëtarit të saj John Lennon, i cili vdiq 43 vjet më parë. Kënga quhet ‘Now And then’ dhe ka 45 vjet që përgatitet, me rreshtat e parë të shkruar nga John Lennon në 1978 dhe kënga më në fund u përfundua vitin e kaluar. Të katër Beatles shfaqen për herë të fundit së bashku, pra Lennon, McCartney, Harrison dhe Starr. Publikimi shënon atë që mund të jetë kapitulli i fundit për grupin ndoshta më të madh në historinë e rock-ut.