Botë e Çuditshme

Gjendet pas 26 vitesh në liqenin e Ontarios mesazhi në një shishe!

Një mesazh në një shishe të hedhur në një liqen të Ontarios si pjesë e një projekti shkollor u gjet nga një nxënëse në të njëjtën shkollë 26 vjet më vonë. Makenzie Van Eyk ishte një nxënëse e klasës së katërt në shkollën fillore katolike në Belle River kur ajo dhe shokët e saj të klasës hodhën mesazhe në liqenin St. Clair. River Vandenberg, një nxënës aktual në shkollë, e gjeti shishen teksa vizitonte plazhin me gjyshen e tij. “Kjo letër vjen nga Makenzie Morris dhe unë shkoj në shkollën St John the Baptist. Jam në klasën e 4 në klasën e zotit St.Pierre”-thuhet në mesazh. Bëhet e ditur se Vandenberg e çoi mesazhin në shkollën e tij.

Së fundmi është zbuluar një mesazh 200 vjeçar në një shishe, në mes të një gërmimi arkeologjik në Francën veriore. Bëhet e ditur se mesazhi u shkrua nga arkeologu P.J Feret. “P.J Feret, një vendas nga Dieppe, anëtar i shoqërive të ndryshme intelektuale, kreu gërmime këtu në janar të vitit 1825”-thuhej në mesazh.

“Ai vazhdon hetimet e tij në këtë zonë të gjerë të njohur si Cite de Limes ose Kampi i Cezarit”-shton ai. Qyteti që mbështeti gërmimin, Eu, i vendosur në rajonin e Normandisë, postoi një fotografi të mesazhit. “Ishte një moment absolutisht magjik”-tha udhëheqësi i shërbimit arkeologjik për Eu. “Ne e dinim se kishte pasur gërmime këtu në të kaluarën, por gjetja e këtij mesazhi nga 200 vjet më parë, ishte një surprizë totale”.