Ish i dashuri i Princeshës Beatrice, Paolo Liuzzo thuhet se u gjet i vdekur brenda një dhome hoteli në Florida për shkak të mbidozës. Policia e Miamit kishte arritur në vendin e incidentit më 7 shkurt. Ai u shpall i vdekur pas 12 minutave.
Sipas njoftimit të Policiës, vdekja e Liuzzo-s po hetohet si vdekje nga mbidoza. Trupi i tij u transportua nga Miami në vendlindjen e tij Long Island, New York, ku u mbajt një funeral më 16 shkurt. Liuzzo i cili ishte me prejardhje italiane, filloi një romancë me Princeshën Beatrice në vitin 2005 kur ajo ishte 17 vjeçe dhe ai 24 vjeç.
Lidhja e tyre u miratua asokohe nga prindërit e saj Prince Andrew dhe Sarah Ferguson pasi e ftuan në pushimet e tyre në Verbier, Zvicër. Në atë kohë, Dukesha e Yorkut ndau se ajo mbështeti romancën e vajzës së saj pavarësisht diferencës së tyre në moshë.
Rikujtojmë se në vitin 2020 Princesha Beatrice e 9-ta në një linjën e frontit të Mbretërisë së Bashkuar u martua në fshehtësi me partnerin e saj Mapelli Mozzi. Çifti kishin planifikuar të mbanin një dasmë madhështore por pandemia u prishi planet. Teksa dasma mbretëtore pritej të ishte në vëmendjen e të gjithëve, Beatrice vendosi ta organizojë atë privatisht. Buckingham Palace bëri publike fotografitë e dasmës private të princeshë Beatrice nga ceremonia në kështjellën Windor.
Të dy, Beatrice dhe Edoardo janë disleksikë, një gjendje që ndikon në aftësinë për të shkruar, lexuar dhe mësuar gjëra të tjera e shpesh mendohet se trashëgohet në familje. Beatrice u shpreh se edhe pse drejtshkrimi i saj është i tmerrshëm dhe bërja e detyrave me djalin e bashkëshortit, Wolfie, gjatë pandemisë së koronavirusit nuk ishte pika e saj e fortë, ende e sheh disleksinë si pasuri. Princesha theksoi se gjendja e saj e ka bërë të vlerësojë gjërat që mund të bëjë dhe jo ato që nuk mundet.