Bota

Gjendet i vdekur në Greqi prezantuesi i njohur i BBC, Michael Mosley!

Fatkeqësisht prezantuesi i BBC, Michael Mosley është gjetur i vdekur në Greqi. Trupi i tij u gjet në det në ishullin Symi. Ai ishte zhdukur prej të mërkurës së kaluar, kur dhe nisën hetimet nga autoritetet greke. Kryebashkiaku i Symit tha se trupi i pajetë u gjet ndërsa ekipet po kontrollonin vijën bregdetare me kamera.

Autoritetet greke kanë kërkuar për Mosley për pesë ditë dhe përpjekjet kanë përfshirë zjarrfikës, qen, helikopterë, drone, njerëz lokalë dhe oficerë nga Symi dhe jashtë ishullit. Policia greke kishte njoftuar ditë më parë se Mosley ishte nisur për një shëtitje në qendër të ishullit dhe pastaj humbi kontaktet me bashkëshorten e tij e cila ngriti alarmin për zhdukjen.

67-vjeçari ishte i njohur për programet, duke përfshirë programin e BBC-së ‘Trust Me’, ‘I’m a Doctor’ dhe paraqitjet në ‘The One Shoë’ të BBC-së dhe ‘This Morning’ në ITV. Pritet edhe raporti i mjekut ligjor që të zyrtarizojë vdekjen e tij e cila duket se është shkaktuar nga rënia e tij nga një shkëmb prej një lartësie të konsiderueshme.