Bota

Gjendet i vdekur aktori i njohur koreano-jugor, një letër vetëvrasjeje u gjet në banesë!

I njohur për rolin e tij në dramën “The Moon Embracing the Sun”, aktori koreano-jugor Song Jae Lim, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Seul. 39-vjeçari, i cili filloi karrierën e tij si model, u bë i njohur në dramën e periudhës në vitin 2012, përpara se të vazhdonte të interpretonte edhe në seriale të tjera televizive. Mediat e huaja thonë se një letër vetëvrasjeje u gjet në banesë, ndërsa policia nuk po heton në ndonjë pistë tjetër. Vdekja e Song Jae Lim ka ringjallur shqetësimet për presionet e mëdha me të cilat përballen personat e përfshirë në industrinë e argëtimit në Korenë e Jugut.

Yje të shumtë i bënë homazhet e tyre Song pas lajmit për vdekjen e tij. Sipas faqes së lajmeve Yonhap, të afërmit e aktorit thanë se dëshironin të mbanin një funeral të vogël që përfshinte vetëm anëtarët e familjes. Industria e argëtimit të Koresë së Jugut është e njohur për mjedisin e saj me presion të lartë, ku të famshmit kontrollohen me standarte strikte për paraqitjen dhe sjelljen e tyre. Vdekjet e fundit të personazheve të famshëm të profilit të lartë duke përfshirë aktorin e “Parasite”, Lee Sun-kyun , yjet e K-pop-it, Moonbin , Goo Hara dhe Sulli kanë ngritur shqetësime për nivelin e lartë të presioneve të tilla.