Botë e Çuditshme

Gjendet i paprekur pas 44 mijë vitesh ujku në Siberi!

Një ujk i egër i lashtë me dhëmbët e tij të paprekur është zbuluar pas 44,000 vjetësh. Ekspertët thonë se ujku mashkull i rritur i gjetur në Yakutia, Rusia lindore, ka ruajtur çuditërisht gëzofin, kockat dhe madje edhe dhëmbët. Ai u dërgua në laboratorin e Muzeut Mammoth të Universitetit Federal Verilindor në Yakutsk, ku po i nënshtrohet autopsisë.

Mbetjet e lashta të gjetura në permafrost janë ndër më të plotat e gjetura ndonjëherë, sepse akulli parandalon kalbjen e lëndës organike. Permafrost është tokë që mbetet e ngrirë përgjithmonë edhe në muajt e verës dhe mund të qëndrojë e ngrirë për mijëra vjet. Ujku u zbulua nga vendasit në vitin 2021 në permafrost në një thellësi prej rreth 130 metrash pranë lumit Tirekhtyakh në rajonin Abyi të Yakutia, rajoni më i ftohtë i Rusisë. Ekspertët thonë se është ujku më i vjetër i njohur që i është nënshtruar një autopsie të tillë dhe madje edhe stomaku i tij ka mbijetuar.

Ndërkaq, rritja e numrit të ujqërve hibridë në Evropë kërcënon ta sjellë ujkun evropian, si një kafshë e egër, gjenetikisht e ndryshme, në rrezik zhdukjeje. Ujqërit hibridë janë speciet e krijuara nga kryqëzimi i ujqërve dhe qenve. Gjatë dy dekadave të fundit, popullata e ujqërve në Evropë thuhet se është shkatërruar, ndërsa hibridet e ujqërve nuk ishin studiuar mirë deri vonë, kur përparimet në gjenetikë bënë të mundur vërtetimin e ekzistencës së tyre.

Ekspertët shpjegojnë se ekziston mundësia që ata të vijnë më shumë në konflikt me njerëzit, duke dëbuar ujqërit me gjak të pastër nga habitati i tyre. Luigi Bottani, një ekspert kryesor italian për ujqërit, thotë se në disa rajone hibridet janë bërë endemike, si në Toskanë, ku përbëjnë 70% të të gjithë popullatës së ujqërve, ndërsa në disa territore të gjithë ujqërit janë hibridë. Disa ekspertë janë të shqetësuar se kryqëzimi do të çojë në një humbje të përhershme të karakteristikave të veçanta të ujkut.