Aktualitet

Gjendet i mbytur në lumin Shkumbin 69-vjeçari, ishte larguar dje nga shtëpia!

Polumbarët e RENEA-s kanë gjetur një person të mbytur në lumin Shkumbin.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës të Elbasanit, ku është gjetur i i pajetë shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.