Bota

Gjendet e pajetë në rrugë TikTok-erja transgjinore nigeriane!

Policia nigeriane po heton vdekjen e një TikTokereje transgjinore nigeriane të njohur si “Abuja Area Mama”. Trupi i rrahur dhe i mavijosur i transgjinores 33-vjeçare u gjet përgjatë një autostrade në kryeqytet, Abuja. Abuja Area Mama kishte një bazë besnike fansash në rrjetet sociale, ku ajo postonte për të qenit transgjinore dhe jetën e saj si punëtore seksi. Nigeria është një shoqëri thellësisht konservatore dhe njerëzit që dalin jashtë normave shpesh janë në shënjestër.

Vitin e kaluar, TikTokerja tregoi se si ajo ishte sulmuar dhe frikësuar për jetën e saj. Marrëdhëniet e të njëjtit seks janë kriminalizuar në kombin më të populluar të Afrikës dhe shumë nigerianë LGBTQ+ jetojnë me frikë. TikTokerët nigerianë, të cilët perceptohen si homoseksualë, janë bërë gjithashtu objektiv i abuzimit homofobik në internet.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, Abuja Area Mama kishte thënë se po bëhej gati të shkonte për të parë të dashurin e saj. Disa orë më vonë, trupi i saj u gjet përgjatë autostradës dhe dyshohet të jetë vrarë. Një ekip detektivësh vizituan vendin e ngjarjes dhe hetimet paraprake zbuluan se individi ishte një burrë i veshur plotësisht me veshje femërore pa mjete identifikimi. Shefi i policisë së Abujas, Benneth Igweh, ka urdhëruar një hetim të plotë për vdekjen. Shtatorin e kaluar, TikTokerja tha se ishte goditur me thikë nga një person i paidentifikuar në rrethana të paqarta.