Lajmet e fundit

Gjendet e ngordhur te Kepi i Rodonit breshka e rrallë!

Një breshkë e rrallë u gjet e ngordhur te Kepi i Rodonit. Breshka kurrizlëkurore  (Dermochelys coriacea) është më e madhe nga të gjitha llojet.

Mund të dallohet lehtë nga breshkat e tjera të detit pasi kurrizi i saj është i mbuluar me lëkurë.

Kjo është breshka e katërt e këtij lloji që është gjetur në bregdetin shqiptar gjatë 60 viteve të fundit.

Breshka kurrizlëkurore ushqehet më së shumti me kandil deti dhe kjo mund të jetë arsyeja e pranisë së një breshkë të tillë oqeanike në një det relativisht të cekët si Adriatiku.