Aktualitet

Gjenden predha luftarake të pashpërthyera në pikën e skrapit në Elbasan, dyshohet se kanë ardhur nga…

Disa predha luftarake të pashpërthyera janë gjetur ditën e sotme në pikën e grumbullimit të skrapit në Elbasan.

Mësohet se municionet luftarake janë gjetur në pikën e grumbullimit të kompanisë turke Kurum Internacional. Sipas korrespondentes së Top Channel, Bruna Kërçyku predhat e vjetra artilerie janë gjetur nga punonjësit e skrapit. Këto predha janë pikasur rastësisht nga punëtorët dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë incident.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga kanë ardhur aty.