Health & Beauty Lifestyle

Gjenden gati 300 herë më shumë baktere se në tualet, e kemi fjalën për këto pajisje në palestër…

Një studim i fundit ka zbuluar se pajisjet e palestrës janë të mbushura me baktere të dëmshme, duke paraqitur rreziqe shëndetësore për ata që shkojnë në palestër. Studiuesit nga FitRated mblodhën mostra nga 27 pajisje nga palestra dhe gjetën më shumë se një milion mikrobe për më pak se 1 metër katror në secilën pjesë të pajisjes.

Disa prej baktereve të tilla të cilat mund të shkaktojnë infeksione të lëkurës dhe që janë rezistente ndaj antibiotikëve u zbuluan në pajisjen për vrapim, tek biçikletat për ushtrim dhe tek peshat e lira. Veçanërisht, peshat e lira përmbanin 362 herë më shumë mikrobe se një ulëse tualeti, ndërsa pista e vrapit kishte 74 herë më shumë baktere sesa rubineti i banjës publike.

Studimi thekson se bakteret lulëzojnë në pajisjet e palestrës për shkak të përdorimit të shpeshtë të tyre nga shumë njerëz. Pavarësisht nga shumë palestra që ofrojnë peceta dezinfektuese, përdoruesit shpesh neglizhojnë pastrimin e pajisjeve para dhe pas përdorimit.

Ekspertët rekomandojnë dezinfektimin e makinerive, praktikimin e higjienës së mirë, shmangien e prekjes së fytyrës dhe larjen e duarve tërësisht për të reduktuar ekspozimin ndaj mikrobeve. Për më shumë siguri, këshillohet gjithashtu ndërrimi i rrobave të palestrës menjëherë pas stërvitjes.