Një ish-komisar policie në Itali ka zbuluar në një sirtar në shtëpinë e vëllait të tij të ndjerë “një thesar” prej 245 milionë e 218 mijë liretash. Lajmi i gëzueshëm për paratë e gjetura u kthye në zhgënjim të madh për komisarin e policisë në Romë, pasi liretat nuk mund të konvertohen më në monedhën europiane. Kartëmonedhat e prerjeve të ndryshme ishin fshehur në pjesën e poshtme të sirtarit të një garderobe në apartamentin që ish-komisari i policisë, Giuseppe Antonio Bagnato, trashëgoi nga vëllai i tij.
Në total Bagnato gjeti 2059 kartëmonedha me vlerë njëqind mijë lireta, 630 me vlerë pesëdhjetë mijë lireta, 557 me vlerë dhjetë mijë lireta, 298 me vlerë pesë mijë lireta, 126 me vlerë dy mijë lireta dhe 506 me vlerë një mijë lireta. Edhe pse do të vlenin 126 mijë euro tentativat e tij që nga 2019 për të konvertuar lirat në euro kanë dështuar pasi Lira italiane, doli nga qarkullimi në vitin 2002.
Siç parashikojnë rregullat dhe vendimet e Gjykatës së Lartë, që nga viti 2016 degët e Bankës së Italisë e kanë konvertuar lirën vetëm duke pasur letër rekomandim për për këmbimin e tyre që datojnë nga data 6 dhjetor 2011 deri më 28 shkurt 2012, madje duke specifikuar edhe shumën.