Mkekullitë ekzistojnë. Sulmuesi i Francës, Karim Benzema humbi Botërorin e Katarit para pak ditësh, për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Sipas asaj që shkruan RMC Sport, Benzema mund të rikthehet në mënyrë sensacionale te “Gjelat” për të kontribuar për skuadrën. Mësohet se po bëhet e pamundura që ylli i njohur të rikuperohet në kohë dhe vendimi përfundimtar do të merret nga mjekët e Real Madridit dhe Francës.
Tifozët francezë do dëshironin shumë që futbollisti të ndihmonte ekipin për mbrojtjen e titullit kampion, pasi cilësitë e lojtarit nuk diskutohen. Ajo çka shton mundësinë e një rikthimi të mundshëm është fakti se trajneri Deschamps nuk e ka hequr asnjëherë nga lista atë, pra edhe sipas rregullave, Benzema mund të bashkohet përsëri me grupin.
Një gazetar i njohur me emrin Carlos Rodriguez u shpreh: “Real Madridi do të kthehet në stërvitje të enjten më 1 dhjetor. Benzema është rikuperuar praktikisht dhe ai mund të stërvitet me të tjerët”.