Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo.‘ Kce kce’ quhet projekti i tyre më i ri në bashkëpunim me reperin Majk, që ka vetëm pak ditë nga publikimi dhe ka arritur të numërojë mbi 9 milion klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata. Ndërkohë jemi vetëm në fillim të sezonit veror dhe shumë bashkëpunime të tjera na presin.
Së fundmi Gjiko ka postuar një foto nga një studio muzikore , duke na bërë me dije se pas suksesit të këngës së fundit po punon për një projekt të ri muzikor, që shpresojmë të jetë një tjetër hit nga reperi. Ditën e sotme reperi ka postuar një video nga ‘backstage’ i videoklipit të këngës së re, duke ndarë me fansat një problem që i ndodhi gjatë xhirimeve të sotme. Stafi i ka kërkuar të vendosi ‘make-up’ për efekt të kamerës dhe Gjiko ka treguar se ka qenë i detyruar, pasi është i mendimit se burrat nuk duhet t vendosin make-up.
Në një nga episodet e emisionit më të ri në Top Channel “Më lër të flas” erdhi. Vëllezërit Veshaj në pjesën e dytë kishin të ftuar reperin e njohur Gjiko. Përpos muzikës së mirë dhe hiteve të shumta, ai ka qenë i përfolur së fundmi lidhur me një akuzë shumë të rëndë për mashtrim dhe përdhunim të një të miture para disa vitesh dhe lidhur me këtë për herë të parë në një intervistë, reperi reagoi.