Kelda, nuk preferon të flasë për moshën por e di shumë mirë se çfarë kërkon. Do djem të vendosur që kanë komunikim të mirë dhe inteligjencë emocionale. Nuk pëlqen arrogancën, pavendosmërinë dhe shpërfilljen”. Kështu e prezantoi Megi Pojani konkurrenten e tretë të “Për’puthen”.
E pyetur se çfarë nuk ka funksionuar atje jashtë që iu bashkua emisionit të dashurisë, ajo u përgjigj:
“Pikë së pari vetëbesimi i meshkujve nuk përputhet me zhvillimin që ata prezantojnë si person”.
“I frikëson ti? Ça ke ti të veçantë që ata se arrijnë dot?”, ishte pyetja e radhës, të cilës Kelda iu përgjigj:
“Inteligjencën emocionale, gjëja e parë. Unë kam qejf ti marr gjërat serioz dhe të ndërtoj me themel çdo gjë. Ata frikësohen nga kjo gjë”.
Më pas ajo ka zbuluar një histori zhgënjyese që i ka ndodhur me një djalë që ka njohur jashtë “Për’puthen”.
“Kam takuar një person që me të vërtetë kisha shpresa të larta, por mbante erë. Më e çuditshmja, gjatë takimit kur po hanim dhe po pinim më kërkoi drogë. Ka qenë takimi i parë me atë person dhe i fundit me çdo person tjetër. Ishte shqiptar.
Aty kam dhënë dorëheqjen për të takuar meshkuj për një kohë shumë të gjatë, djem në përgjithësi”, tregoi konkurrentja.