Health & Beauty Lifestyle

Gjatë sezonit të verës është në rregull të djersitemi gjatë natës, por kur i ftohti afron përse ndodh?

Djersitja gjatë natës është një proces që të gjithë e përjetojmë kur temperaturat janë të larta. Por mund të na bëjë konfuzë djersitja gjatë natës kur është ftohtë. Sipas “The Sun”, djersitja gjatë natës ka një sërë shkaqesh, disa prej të cilave janë më serioze se të tjerat. Sipas mjekëve, arsyet më të zakonshme të djersitjes gjatë natës janë:

1.Simptomat e menopauzës

Ndryshimet e hormoneve gjatë menopauzës mund t’i shkaktojnë grave djersitje gjatë natës. Grave në menopauzë që luftojnë me djersitjen e natës u është dhënë një këshillë e fortë: Mos bëni një jetë pasive! Mënyrat e jetesës pasive mund t’i vënë ato në rrezik më të madh të skuqjeve gjatë natës, kjo sipas studiuesve.

Shumë gra që kalojnë menopauzën zgjohen dhe gjejnë çarçafët e tyre të njomur nga djersitjet e natës, një simptomë shqetësuese që mund të prishë gjumin dhe të shkaktojë mjegull në tru gjatë ditës.

2.Ankthi

Ky mund të jetë një shkak i zakonshëm i djersitjes së tepërt. Ilaçet kundër depresionit, ankthit dhe qetësuesit janë më të zakonshmet që shkaktojnë djersitje. Nëse keni filluar të djersini që nga marrja e ilaçeve, mund të flisni me mjekun tuaj për të parë nëse mund ta ndërroni medikamentin.

3.Sheqer i ulët në gjak

Njerëzit me sheqer të ulët në gjak (hipoglikemia) mund të përjetojnë djersitje gjatë natës. Këtu përfshihet ata që marrin ilaçe për diabetin, si insulina.

4.Hiperhidroza

Hiperhidroza ose djersitja e shtuar mbi nivelin e nevojshëm është një gjendje që mund të fillojë gjatë femijërisë ose adoleshencës. Ajo mund të prekë çdo pjesë të lekurës, por është më e shpeshtë në zonat aksilare (sqetulla), pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Kjo gjendje e padëmshme ju bën të djersitni shumë më tepër se një person mesatar, gjatë gjithë kohës.

5.Sëmundjet

Djersitja gjatë natës mund të jetë një shenjë se sistemi imunitar po lufton kundër infeksionit. Disa njerëz e kanë raportuar këtë ndërsa po luftonin me koronavirusin. Për të njëjtën arsye, djersitja mund të shfaqet edhe si një efekt anësor i vaksinimit.

6.Kanceri

Djersitja gjatë natës mund të jetë gjithashtu një shenjë paralajmëruese shumë e hershme e disa llojeve të kancerit, veçanërisht limfoma, një lloj kanceri i gjakut. Por kjo është e rrallë. Shumë alkool, kafeinë, ushqim pikant, pirja e duhanit ose droga, gjithashtu mund t’ju bëjnë të djersiteni gjatë natës, kështu që mund të përpiqeni t’i shmangni këto për të parë nëse diçka ndryshon.

Rikujtojmë, se toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë dhe në ushqimin që hamë. Madje edhe ‘smartphonat’ përmbajnë toksina. Ato akumulohen vazhdimisht në trup dhe mund të arrijë një pikë që ju mund të sëmureni rëndë. Në këtë link ju tregojmë disa nga shenjat që tregojnë se është koha të detoksifikoheni sipas ‘Bright Side’