Së fundmi artistja e njohur Dua Lipa ka vendosur që së bashku me partnerin e saj, regjisorin Romain Gavras të shijojë disa ditë pushimi në një ishull grek. Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale shumë momente gjatë ditës nga pushimet e saj.
Artistja ka postuar gjithashtu në rrjetin e saj social Instagram disa InstaStory-s ku i ka treguar ndjekësve të saj disa nga librat që ajo ka lexuar këtë muaj. Krijuesja e hitit “Levitating” mes tyre zbulon se ka lexuar librat e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Ajo bën me dije se ka lexuar librat: “Elegji për Kosovën” dhe “Një vajzë për mërgim” si dhe një të Ernest Hemingway të quajtur “Men Without Women”.
Disa ditë më parë këngëtarja 27-vjeçare doli publikisht me partnerin e saj, ndërkohë së fundmi ka publikuar një foto përkrah tij në Instagram. Në mbishkrimin e fotos ku dyshja shihen nga prapa të përqafuar, Dua ka uruar të dashurin për përvjetorin.
Gëzuar përvjetorin zemër.
View this post on Instagram
Rikujtojmë që Gavras ka qenë më parë në një romancë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora. Ndërkaq, Dua-n shumë shpejt do ta shohim edhe si aktore, pasi muaj më parë u konfirmua se ajo do të bëjë debutimin në filmin e ri të “Barbie”.