Nëse të biesh në dashuri është pjesa më emocionuese, të qëndrosh i/e dashuruar është pjesa më e vështirë. Pavarësisht asaj që keni parë nëpër filma apo keni dëgjuar nga miqtë tuaj, marrëdhëniet kërkojnë shumë punë dhe për të mbajtur gjallë një raport, ndaj ka disa gjëra që duhet të dini. Mes tyre edhe problemet, që e bëjnë edhe më të vështirë ruajtjen e një raporti, sipas ekspertes së marrëdhënieve Hayley Quinn.
Ja gjashtë pjesët më të vështira:
Respekti i ndërsjellë
“Mosrespektimi i botëkuptimeve, kufijve, interesave dhe familjes së partnerit/es tuaj mund të çojë në probleme serioze në marrëdhënie,” thotë psikologia Daria Kuss. Respekti është baza për një marrëdhënie të fortë dhe të shëndetshme.
Përcaktimi i llojit të raportit
Për të arritur në një fazë ku mund të përcaktoni marrëdhënien, ekspertja Quinn këshillon që ta dëgjoni personin tjetër kur flet apo shpjegon qëndrime të caktuara ndaj jush.
Mungesa e komunikimit
Mungesa e komunikimit me një partner/e është një nga shkaqet më të shpeshta të debateve, kryesisht për shkak të idese se sa të frustruar mund të ndiheni kur ai/ajo nuk ju dëgjon. Për të zgjidhur problemet e komunikimit, qoftë mungesa e komunikimit apo keq komunikimi, Kuss rekomandon që t’i kushtoni kohë bisedës, të dëgjoni dhe të përftoni atë që partneri/ja ka thënë.
Mungesa e kohës cilësore
Me fjalë të tjera, ju nuk dëshironi të arrini në një pikë ku e vetmja kohë që kaloni me partnerin/en tuaj është para televizorit ose kur të dy jeni duke larë enët. Provoni të fikni pajisjet teknologjike, të bëni një shëtitje, të lexoni një libër të bukur etj.
Intimiteti fizik
Nëse ju dhe partneri/ja po përjetoni probleme ??përsa i përket intimitetit fizik, gjë që është e zakonshme, kjo çon edhe në probleme të tjera. Seksi dhe prekja fizike prodhojnë oksitocinë, ‘hormonin e dashurisë’, i cili ndërton besimin dhe afron më shumë një çift, ndaj nëse ky aspekt shuhet ka realisht probleme.
Kompromisi
Është këshilla më e vjetër në botë sa i takon romancave: mësoni se si të bëni kompromis dhe do t’i keni gjërat shumë më të thjeshta.