“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Kiara Titon e shohim tanimë çdo të diel në ekranin e Top Channel si një nga moderatoret e show-t të humorit “Portokalli”. Natyrisht që fansat e saj dhe publiku e kanë pritur mjaft mirë këtë rikthim të sajin në ekran. Kiara ka humbur 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 843K.
Pas ndarjes së shumëpërfolur mes Sara Hoxhës dhe reperit Ledri Vula, një detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Vajza e çiftit, Poem Blu, është fotografuar duke mbajtur një bexh ku figuron emri dhe mbiemri “Poi Hoxha”, i cili nuk përmban mbiemrin “Vula” të babait të saj. Ky ndryshim ka habitur shumë ndjekës, të cilët janë befasuar nga fakti që mbiemri i vajzës ka ndryshuar pas ndarjes së prindërve. Sara këtë javë numëron sërish 594K ndjekës.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Heidi Baci, duket se ka konfirmuar zërat për ndarjen e saj nga aktori i humorit, Romeo Veshaj, në një mënyrë të qartë dhe të papritur. Ajo ka hequr të gjitha fotografitë me Romeon nga profili në llogarinë e saj në Instagram, duke lënë pas çdo dyshim për statusin e lidhjes së tyre. Përveç fotove, Heidi ka eliminuar edhe “highlights” që përmbanin momente të përbashkëta e të ëmbla me aktorin, duke theksuar kështu vendimin e saj për të shkëputur çdo lidhje me të. Heidi ka humbur këtë javë 1 mijë ndjekës dhe numëron 253K.
Roza Lati kohët e fundit nuk ka qenë shumë aktive nëpër intervista televizive, por vëmendja ka kaluar tek jeta e saj romantike. Thuhet se moderatorja është në një marrëdhënie me Xhonatan Islamin. Roza numëron sërish 847K ndjekës, njësoj si javën e kaluar.
Pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP 3”, Ilnisa Agolli rikthehet sërish në ekranin e Top Channel. Këtë herë me një emision të sajin. Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli në Top Channel dhe Top Albania Radio do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Ilnisa këtë javë ka fituar 1 mijë ndjekës dhe numëron tani 133K.