Fashion

Giorgio Armani zbulon gabimet më të shpeshta që bëni kur blini një pallto!

Kush mund të japë më mirë këshilla për modën se Giorgio Armani? Dikur stilisti foli për prestigjiozen “Vogue” për pesë veshjet që çdo grua ka në dollapin e saj dhe më pas për gabimet më të zakonshme që bëjnë ato kur blejnë një pallto. Këtë sezon palltot shpesh mund t’i shohim me prerje të gjata dhe nuanca të ndryshme.

Armani tregon se çfarë duhet të kini kujdes kur përzgjidhni një pallto:

1.Prerja e keqe e palltos

“Është gjithmonë çështje prerjeje”,-ka thënë ai. Gratë, por edhe meshkujt, duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë mënyrës sesi u përshtatet palltoja. Nëse është shumë e ngushtë do të jetë e parehatshme dhe nuk do të duket bukur mbi rrobat e veshura, ka theksuar Armani.

2.Mëngët shumë të gjata

“Mëngët duhet të ndalojnë te kyçi i dorës, që është një pjesë sensuale dhe joshëse e trupit”,-ka këshilluar Armani.

3.Zgjidhni një trend, jo një klasik

“Një pallto e mirë duhet të jetë shumëfunksionale, në mënyrë që ta vishni në punë dhe në situata të ndryshme, ndaj është mirë të investoni në copa veshjesh klasike”. Ashtu si çdo veshje tjetër, ajo duhet të vishet në mënyrë hijshme, të relaksuar, me vetëbesim”.

Kur vjen puna për të investuar në një pallto të re, këto janë stilet më të mira për t’u veshur tani dhe për t’u veshur për vitet në vijim. Zbuloni duke klikuar në këtë link.