Gillian Anderson ka shprehur mendimin e saj për arsyet pse seksi mbetet një temë tabu në një video të shkurtër, e shkëputur nga një intervistë. Ajo thekson se problemi kryesor është mungesa e edukimit të duhur mbi kënaqësinë seksuale.
Edhe pse kemi filma si ‘Sex Education’, ‘Euphoria’, dhe ’50 hijet e Greit’, si dhe përmbajtje erotike që po shfaqet në Festivalin e Venecias, seksi dhe fantazitë seksuale vazhdojnë të jenë tabu
Ajo përmend gjithashtu ndikimin e industrisë së pornos, një sektor shumë i madh që është i pranishëm në ekranet tona dhe në telefonat tanë gjatë gjithë kohës, por që nuk arrin të shpërbëjë ndjenjat e turpit dhe të pasigurisë që ndiejnë njerëzit për ato që mendojnë.
Sipas Anderson, mungesa e edukatës mbi kënaqësinë është një faktor kyç.
Edukimi seksual që ofrohet në shkolla shpesh është i kufizuar në aspektet më elementare dhe teknike, dhe kënaqësia nuk konsiderohet e nevojshme për t’u mësuar. Ky lloj edukimi është në mënyrë të veçantë i paqartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe, për aq sa di, ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara
Anderson thekson se nëse nuk flitet për këto tema në edukimin seksual, është e paqartë se ku mund të ndodhin këto diskutime dhe si mund të ndryshojnë perceptimet e shoqërisë për kënaqësinë seksuale.