Gigliola Haveriku duket se pas lindjes së vajzës së saj, i është përkushtuar sërish muzikës. Madje, artistja ka zbuluar vetëm disa ditë më parë teksa ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio, se shumë shpejt do të sjellë një projekt dedikuar vajzës së saj dhe ndjenjës së bukur të mëmësisë.
Gigliola kohët e fundit i është përkushtuar performancave “live” në skenat e kryeqytetit dhe jo vetëm. E tashmë duket se ajo do të jetë pjesë dhe e një tjetër skene.
Gigliola Haveriku, siç mund ta keni parë dhe në premierën e së dielës, do të jetë tashmë në bandën muzikore të emisionit të humorit, “Portokalli”. E tashmë përveç të qeshurave, mbrëmjet e “Portokalli” do të shoqërohen dhe me muzikë të mirë.
Duket se ky sezon pritet të jetë i bujshëm dhe me shumë risi. Me të ftuar special nën petkun e aktorit, shumë personazhe të njohur, aktorë e jo vetëm, do t’i shohim në programin më të dashur të humorit.
E ftuar këtë javë në spektakël do të jetë Jonida Maliqi, e cila do të performojë në një rol special. Kujtojmë, se javën e kaluar të ftuara speciale kanë qenë Marina Vjollca dhe Rudina Dembacaj.