Live From Tirana Music Showbiz

Gigliola Haveriku flet për mëmësinë: “Së shpejti kënga dedikuar kësaj ndjesie!”

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë këngëtarja Gigliola Haveriku e cila vetëm disa muaj më parë është bërë nënë për herë të parë. Je duke u marrë me një projekt të ri muzikor?

Po, e përfundova një material të ri muzikor që ka të bëjë me ndjenjën time të re, që është ndjesia e mëmësisë. Është një histori e jetës sime ku kam treguar hap pas hapi çdo gjë deri në momentin që u bëra nënë. Unë e kam për vajzën këtë këngë, por gjithsecili mund ta gjejë veten me një person të dashur tek kjo kënga dhe kam dashur vetë që të ishte në këtë formë. Shumë shpejt do ta nxjerr.