Mesa duket edhe këtë vjeshtë ngjyra e gjelbër shihet si ngjyra më e favorizuar dhe më e “përqafuar” sidomos nga yjet e famshëm. Kjo ngjyrë u shfaq si ngjyra e preferuar e modës, pavarësisht nëse ishte në tone neoni ose smeraldi më të errët. Historia e artit është e mbushur me meshkuj që vishen me ngjyrën jeshile. Shumica e tyre janë të mbuluara me mantel dhe gjethe.
Këtë trend padiskutim nuk kishte si të mos na e sillte supermodelja bukuroshe Gigi Hadid. Në Paris për Javën e Modës, modelja u pa e veshur me një kombinim të gjelbër kokë e këmbë, duke dëshmuar se trend-i mbetet po kjo ngjyrë. Hadid kishte veshur një xhaketë sportive dhe pantallona të Victoria Beckham.
Në muajt e fundit, stilistët më në emër të modës kanë treguar gjithashtu dashurinë e tyre për jeshilen e ndezur, duke i pasuruar koleksionet e tyre me këtë ngjyrë për sezonin pranverë/verë 2021.
Le t’i hedhim një sy look-ut të Gigi-t, si ju duket paraqitja e saj?
Ndërkaq, ju theksojmë se çanta ‘JW Pei Gabbi’ ka bërë së bashku katër vajzat e famshme. Megan Fox, Emily Ratajkowski, Gigi Hadid dhe Hailey Bieber të cilat kanë zgjedhur që të kenë pjesë të garderobës së tyre një nga çantat e ‘JW Pei Gabbi’.
Pavarësisht se çanta nuk është edhe aq e kushtueshme ajo përsëri është kthyer në një nga çantat më të preferuara për VIP-at. Duke marrë parasysh shumat marramendëse dhe vlerat e çantave, veshjeve dhe aksesorëve që të famshmit shpenzojnë kjo nuk krahasohet aspak me to.
Ju rikujtojmë, se disa ditë më parë u mbajt një nga eventet më të rëndësishme të vitit “Met Gala 2021”. Gigi Hadid në këtë event të rëndësishëm kishte zgjedhur të ishte e veshur me Prada dhe si përherë dukej mahnitëse. Ajo çfarë u vu re ishte mungesa e partnerit të saj që ta shoqëronte bukuroshen, këngëtarit të njohur Zayn Malik.