Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi ka qenë reperi Ghetto Geasy që na ka zbuluar surprizën që ka përgatitur për ne.
Reperi nuk poston shpesh foto me vajzën e tij, Marget ama ditën e sotme vendosi të na ‘i bëjë sytë zemra’ me foton e tij më të fundit në Instagram. Getoari shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën e tij dhe duke e puthur. Në foto reperi shkruan:
Gjithçka e imja
Me datë 24 nëntor të vitit që lamë pas, reperi dhe prezantuesja Marina Vjollca u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar).
Kujtojmë se muajn e kaluar Getoari feston ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte dhe urimi në rrjete sociale i partneres së tij të zemrës, Marinës, e cila ka postuar në ‘Instagram’ një foto të tij.
Para pak kohësh Getoari vendosi të na ‘i bëjë sytë zemra’ me postimin e tij në Instagram, ku për herë të parë reperi postoi një foto ku shfaqet duke mbajtur Marget në krahë teksa e puth në ballë.