Pas ndarjes nga Shakira dhe skandaleve për një tradhti të mundshme, futbollisti i Barcelonës, Pique ka humbur rreth 5 milionë ndjekës në Instagram. Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë. Ndërkohë, Shakira fiton rreth 300,000 përdorues në ditë. Diçka kjo e pritshme më shumë se sa e papritur, pasi ditët e sotme ndjekësit nuk të falin kur vjen puna tek këto çështje.
Pique po has probleme edhe në karrierën e tij. Sipas sondazhit të fundit të Culemania, 63.3% e tifozëve besojnë se Pique duhet të tërhiqet ose të largohet nga klubi. Vetëm 17.1% e të anketuarve janë plotësisht në favor të vazhdimësisë së tij. 14.1% favorizojnë vazhdimësinë e Pique me kushtin që ai të jetë 100% fizikisht i përgatitur, ndërsa 5.4% e mbetur thonë se Pique duhet të ishte tërhequr nga Barça shumë kohë më parë.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, katalanasit qe janë në vështirësi ekonomike po mundohen të shkurtojnë shpenzimet në klub dhe situata e kontratës së Pique mund të konsiderohet si një prej tyre. Futbollisti ka ende 2 vite në kontratën me klubin ku paga e tij prej 5.8 milionë eurosh duket se i ka vendosur në vështirësi katalanasit që kanë vendosur ta lënë të lirë nëse vjen një ofertë e përshtatshme.
Ndërkaq, detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me dhënien fund të historisë së dashurisë mes Shakirës dhe Gerard Piqué. Ylli i popit dyshohet se kishte prova për marrëdhënien e ish-partnerit, pasi e kishte ndjekur nga një hetues privat, pikërisht sepse ajo kishte dyshime për sjelljen e pazakontë të Pique.
Shakira do të zbulonte edhe disa mesazhe drejtuar të dashurës së tij, mes tyre do të ishte një ku ai e konsideronte atë si “zonjën e parë”. Megjithatë, dashuria e re aktualisht është ende anonime. Edhe pse Pique ka refuzuar çdo përpjekje të Shakirës për të rregulluar lidhjen, marrëdhënia e tyre aktualisht është në një fazë delikate për kujdestarinë e fëmijëve.