Transferimi i Superkupës së Spanjës në Arabi është nën dyshime, për këtë arsye Garda Civile kërkoi gjurmimin e disa prej llogarive të Gerard Pique, i cili ndërhyri përmes kompanisë së tij Kosmos në diskutimin për ndryshimin e vendit të eventit. Objektivi i hetimit është të zbulojë nëse ish-lojtari i Barcelonës i ka dhënë dhurata apo donacione ish-presidentit të federatës, Luis Rubiales, apo drejtorëve të tjerë të organizatës për negocimin.
Ish-lideri gjithashtu po hetohet për veprën penale të korrupsionit. Garda Civile thekson se ndërmjet qershorit 2019 dhe marsit 2022, një llogari e FC Andorra ka marrë 3.4 milionë euro nga llogaria e Kosmos në të cilën janë marrë komisionet nga kompania Sela dhe specifikon se shuma e transferuar në klub është më shumë se një e katërta e të ardhurave të marra nga shoqëria saudite.
Gerard Pique pas tërheqjes nga futbolli ka qënë ende në qëndër të vëmendjes pas ndarjes nga ylli i muzikës botërore, Shakira. Ish mbrojtësi ka vendosur që të kthehet përsëri në futbollin e luajtur me një rol më aktiv se ai i presidentit. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, i cili është pronari i klubit të FC Andorra, por edhe i kompeticionit të futbollit të sallës me rregulla të veçanta, “Kings League”, ka vendosur që të nisë një etapë të re si trajner.
Nëpëmjet një postumi në rrjetet sociale, Pike zbuloi se ka marrë tashmë vendimin për të ndërmarrë këtë karrierë të re, duke shpresuar që të kthehet në një protagonist përsëri në futbollin e rëndësishëm, kur mbushen 432 ditë nga momenti kur vari këpucët në gozhdë. Pique shkruajti në njoftimin e tij:
Është një vit i ri dhe pasi e kam menduar thellësisht, kam vendosur që të kthehem në futboll. Më mungon shumë. Këtë herë nuk do të jetë si lojtar. Do të jetë si trajner. Do të zbuloj më shumë detaje në fundjavë.
Ylli i muzikës pop Shakira ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Jimmy Fallon dhe hodhi kunja ndaj Pique. Kur prezantuesja e pyeti se pse u deshën më shumë se 7 vjet për të nxjerrë një album të ri, ajo u përgjigj se përgjegjës ishte “burri”.