Celebrities Magazine Showbiz

Georgina Rodriguez, pas suksesit të serialit, zbulon në Instagram se si jeta e saj është së fundmi!

Modelja spanjolle është dashuria më serioze e yllit të Al-Nassr që kur u nda me Irina Shayk. Cristiano Ronaldo mund të jetojë pjesën më të madhe të jetës së tij në sytë e publikut, por ai ka mbetur relativisht i fshehtë në lidhje me marrëdhëniet e tij personale që kur u ngrit në yllin e futbollit. Ronaldo ndër vite është lidhur me një numër të konsiderueshëm femrash, por disa vite më parë u bë e qartë se modelja spanjolle Georgina Rodriguez është zyrtarisht partnerja e kapitenit të Portugalisë. Tashmë ajo është partnerja dhe nëna e fëmijëve të tij, ku mund të themi se jeta e saj ka ndryshuar mjaft shumë pas njohjes me yllin e futbollit.

Ajo është gjithashtu mjaft aktive në rrjetet sociale, me ndjekës të mrekullueshëm në platforma të ndryshme, duke numëruar mbi 44 milionë ndjekës në Instagram. Me publikimin e sezonit të dytë të serialit të saj, “I Am Georgina”, modelja ka tërhequr akoma edhe më shumë vëmendjen e ndjekësve, duke nxjerrë detaje personale nga jeta e saj dhe përditshmëria me familjen dhe bizneset e krijuara. Nëpërmjet një postimi, ajo na ka dhënë një paraqitje se si ka kaluar këtë javë:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)


Ju rikujtojmë se, në episodin e ri të dokumentarit të saj, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina zbuloi vendin më të çuditshëm ku ata kanë bërë seks. Gjithashtu, , rikujtojmë se Rodriguez tregoi se është e martuar me Ronaldon në ‘sytë e Zotit’, por një ditë do të mbajnë dhe ceremoni. Ndër të tjera ajo u shpreh se:

Cristiano dhe unë jemi të martuar në sytë e Zotit; kjo është gjithçka që ka rëndësi për mua. Megjithatë, një ditë do të pasojë një ceremoni. Jam me fat që mund t’ju tregoj se ëndrrat janë realizuar me të vërtetë. I vlerësoj mundësitë që Zoti më ka dhënë.