Pardon My French Showbiz

Gentian Zenelaj jep vlerësimin e tij nga Portokallia te Marina Vjollca…

Të gjithë e njohim aktorin e humorit Gentjan Zenelaj. Ai filloi karrierën e tij në 2004 në Portokalli, më pas në apartamentin 2XL dhe tashmë është në emisionin investigativ Stop.

I ftuar në emisionin “Pardon My French” Jonida Aliçkolli kishte përgatitur një intervistë për të. Një ndër pyetjet ishte se ai duhej të jepte mendimin e tij për disa nga programet televizive apo miqtë e ekranit që ka bashkëpunuar.

Genti jep përshkrimin e tij:

Portokalli; Shkolla e fillores.

Apartamenti 2XL; Gjimnazi.

Klanifornia: Shkolla e natës, -thotë ai në formë batute duke shtuar se ka qenë për një afat të shkurtër kohor.

Ermal Mamaqi: Biznes, nëse doni të bëheni biznesmen i suksesshëm duhet të shkoni tek Ermali.

Saimir Kodra; Gjahtar.

Altin Basha; Mentor.

Marina Vjollca; “Super rising star” më pëlqen transformi që ka bërë Marina është bërë akoma edhe më e bukur dhe e konsideroj si një nga moderatoret më të mira.

Julian Deda; Mace e egër.

Këto ishin të gjitha përshkrimet me një fjali që dha Gentian Zenelaj me humor dhe një energji për t’u pasur zili.

Gjithashtu për Gentin ambientet e Top Albania Radio-s e kthyen pas në kohë, momente dhe kujtime që mbeten të paharrueshme në jetën e tij.