Aktualitet

Gentian Zenelaj jep lajmin e trishtë, humbet personin e shtrenjtë nga COVID-19

Aktori dhe moderatori i famshëm Gentian Zenelaj ka ndarë me publikun lajmin e humbjes së babait të tij, Rexhep Zenelaj. Ai e ka bërë të ditur njoftimin e trishtë në platformat sociale mbrëmjen e kaluar ku tregon se i ati ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me COVID-19.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me COVID-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë”.

I bashkohemi edhe ne ngushëllimeve të Gentit për humbjen e tij!