Celebrities

Gentian Zenelaj flet sërish për humbjen e babait: “Më ngeli peng që nuk shkova dot në varrim”

Pak javë më parë aktori dhe moderatori i mirënjohur Gentian Zenelaj humbi të atin e tij pas betejës me COVID-19. Që prej asaj kohe, Genti gjithmonë ka folur hapur për momentet kaq të vështira të jetës së tij ndërkohë që edhe vetë ishte i shtruar në spital.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Gentiani ka rrëfyer për momentin më të vështirë të jetës së tij që sot e gjithmonë do ta ketë peng.

Unë kam disa video-call me të megjithëse ai kishte një maskë të madhe në fytyrë dhe unë shumë pak merrja nga ai. Por realisht nuk ma merrte mendja që babai im do ikte sepse mamaja është më me probleme shëndetësore, me ftohje të vjetra, me ujë në zemër. Dita kur u intubua ishte shumë e vështirë për mua, ai bëri tre arrest kardiak dhe s’ma merrte mendja kurrë që ai njeri të kishte një zemër aq të fortë sepse të mbash 3 javë, 60 litra oksigjen, duhet të kesh një zemër shumë të fortë. Nuk shkova as në funeral, mamaja ime përjetoi një periudhë shumë të keqe sepse vëllai im për fat të keq ishte në Suedi, aeroportet ishin të pamundura. Ishte një situatë kaotike në familjen time dhe thoja o Zot çfarë po ndodh.