E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë artistja e mirënjohur, Genta Ismajli. Ajo rikthehet për herë të parë në një intervistë ekskluzive në valët e Top Albania Radio, pas shumë vitesh mungesë në muzikë e në dalje publike.
Genta u ngacmua pak edhe lidhur me politikën. A ka ajo ndonjë politikanë të preferuar? Artistja u përgjigj se me Kryeministrin Edi Rama mund të kishte kaluar me qejf 24 orë…
Nuk di a duhet të flas për politikë apo jo, sepse nuk di nga politika. Por Edi Rama është shumë ‘cool’, është njeri shumë ‘cool’, më pëlqen stili i tij. Është njeri shumë i mirë. Me të kisha ndejtur 24 orë, nuk isha bërë bajat. Është shumë i mirë vërtet.