Celebrities Gossip Showbiz

Genta Ismajli lind binjakët, këngëtarja bëhet nënë për herë të parë?!

Prej muajsh tashmë është përfolur në media për shtatzëninë e Genta Ismajlit. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja më në fund u bë nënë për herë të parë së bashku me partnerin e saj, Usta. Dyshja janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë për të cilët nuk dimë më shumë.

Deri më tani, çifti nuk ka vendosur asnjë postim në llogaritë e tyre personale në Instagram, teksa ky lajm është konfirmuar nga portalet kosovare.

Rikujtojmë se, ditën e djeshme Genta publikoi këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy. Bashkëpunimi mes tyre u titullua “Bad Bitch” dhe nuk rezultoi të ishte një dedikim për binjakët e saj ashtu siç ishte përfolur.

Ky bashkëpunim e riktheu bukuroshen në tregun muzikor pas një pauze mjaft të gjatë për shkak të shtatzënisë së këngëtares.

Me anë të një feste që mund të themi me plot gojë se është përtej madhështores, Genta zbuloi gjininë e binjakëve dhe ishte ajo që përflitej prej kohësh, një djalë dhe një vajzë!

Rikujtojmë se, kohët e fundit bukuroshja ke qenë mjaft e përfolur për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta.