Rreth një muaj më parë ndërroi jetë ylli i “Friends”, Matthew Perry. Raporti i tij i autopsisë zbuloi se aktori ndërroi jetë për shkak të efekteve akute të ketaminës. Së fundmi, një mik shumë i ngushtë i të ndjerit ka deklaruar në një intervistë për Daily Mail se lidhja e aktorit me lëndët narkotike nuk kishte përfunduar kurrë.
Personi në fjalë nuk ka dashur të tregojë identitetin e tij por ka deklaruar:
Ai i ka gënjyer të gjithë se është i pastër. Ai kurrë nuk ishte. Është shumë e trishtueshme. Gënjeshtra më e madhe që ka thënë ka qenë ndoshta për veten e tij.
Ai vuri në dukje se ndonjëherë Perry mund të ishte një person mjaft manipulues kur ishte fjala për betejat e tij dhe ai luftoi çdo ditë deri në fund.
Deklarata e autopsisë pretendon se me nivelet e larta të ketaminës të gjetura në mostrat e gjakut të tij pas vdekjes, efektet kryesore vdekjeprurëse do të ishin si nga stimulimi i tepërt kardiovaskular ashtu edhe nga depresioni. Kjo mund të vërtetojë se aktori nuk kishte qenë esëll për 18 muaj. Perry kishte deklaruar se shpenzoi afërsisht 9 milionë dollarë duke u përpjekur të përballonte varësinë e tij ndaj alkoolit. Dy vjet më parë ai ishte në gjendje të ripohonte se kishte lënë mënjanë varësinë e tij dhe se jeta e tij ishte më e shëndetshme.
Rikujtojmë, se roli i Perryt në “Friends” e bëri atë një prej aktorëve më të njohur në botë. Seriali u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, duke fituar çmimin Emmy më 2002 për serialin komik më të mirë. Familja e të ndjerit po planifikon që pasurinë e tij ta ndajë për njerezit në nevojë. Të afërmit e aktorit kanë folur për qëllimin e tyre për Fondacionin me emrin e të ndjerit. Në një njoftim thuhet se ata si familje dëshirojnë të nderojnë trashëgiminë e Matthew.