Live From Tirana Showbiz

Genard Hajdini: “Më kanë bullizuar, merrja 500 telefonata në ditë ku më shanin”

Ai dhe motra e tij janë 2 personazhe të shumëpërfolur të Instagram-it qëllimi i të cilëve është të përcjellin vetëm pozitivitet tek ndjekësit.

Genard Hajdini ishte sot në studion e Live From Tirana ku foli rreth mënyrës se si u bë i famshëm online nëpërmjet meme-ve, video-ve qesharake me motrën e tij Sonidën. Pavarësisht pozitivitetit që ata marrin çdo ditë nga fansat, Genardi tha se rruga drejt suksesit ishte shumë e vështirë për të dy ata.

“Në fillim pata shumë bullizëm. Më merrnin me numër privat çdo ditë dhe më shanin. Merrja 400-500 telefonata në ditë të cilat i kaloja me shumë qetësi dhe pozitivitet. Më janë dashur gati 2 muaj për t’i bllokuar të gjitha që të krijoja hapësirë për gjëra më pozitive.”

Hajdini foli edhe për të ardhmen dhe theksoi se një ditë dëshiron shumë që të ketë një familje dhe një vajzë të mirë në krah. Ai dëshiron që të ketë një vajzë të përkushtuar dhe që ata të plotësojnë njëri-tjetrin.