Live From Tirana Showbiz

Genard Hajdini zbulon si lindi shprehja: “Pa pa fare”

I ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana,” personazhi i mirënjohur i Instagram-it, Genard Hajdini zbuloi se si arriti të bëhej i famshëm online edhe pse qëllimi i tij fillestar nuk ishte ky.

Teksa diskutuam rreth meme-ve nuk mund të mungonte as shpjegimi i një prej shprehjeve të tij, “pa pa fare”. Kjo shprehje jo vetëm që është bërë virale nëpër rrjet përmes meme-ve por e përdorim edhe në gjuhën tonë të përditshme si të ishte një shprehje e re frazeologjike në fjalor. Për herë të parë për dëgjuesit e Top Albania Radios, Genardi rrëfeu se si lindi ‘pa pa fare’ dhe pse është bërë virale në rrjet.

“Kjo është një thënie që lindi në mënyrë shumë spontane. Lindi tek një ndeshje basketbolli në fushën ‘Osman Myderizi’ ku po luaja një dite pas shkolle me disa fëmijë. Duke gjuajtur topin doja të bëja kosha pa e parë fare unazën e koshit dhe po i shpjegoja një fëmijë që po e bëja koshin pa pa fare.”