Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të ftuar në emsionin e kësaj mbëmjeje kanë qenë ish-banori i këtij edicioni Gazmend Ujkashi dhe ish-banorja e edicionit të parë Rudina Demneri ose siç njihet me emrin ndyshe Paloma.
Gazi është shprehur se pas daljes së tij shumë gjëra kanë ndryshuar në shtëpi, ku lojtarët nuk po bëjnë spektakël dhe vetëm janë fokusuar në debate të kota. Ai komentoi më shumë rreth shoqërisë që pati me Julin brenda shtëpisë dhe u shpreh i hapur për të pirë një kafe me të dhe të bisedonin rreth lojës. Sipas tij, Juli ka dashur që ai të promovohej me debatet në mënyrë që të mos dilte ai, por Egla.
Përsa i përket Eglës, ai u shpreh:
Ndërkohë që unë nuk doja të dilte Egla dhe i kam thënë edhe Eglës. Egla tha ‘po dole ti, do dal edhe unë’. I thashë ‘në asnjë mënyrë, ti do luftosh për fitoren’. Unë që kur kam parë klipin e Eglës më kanë dalë lot nga sytë se mu kujtua edhe nëna ime që ka tre, katër muaj bëhen tani që më ka ikur nga kjo botë. Dhe më vrau shumë ai momenti kur tha ajo që ‘i kam mbaruar ato që më dhe’. Domethënë për paratë që i kishte dhënë. Dhe unë mendova që në këtë botë ka njerëz që janë artista që kanë këtë vështirësi shumë të madhe ekonomike dhe nuk është më kjo lojë për mua. Kjo ishte dhe është thjesht një xhenerozitet i imi.
Më tej, ai shtoi:
Mua nuk më interesoi më kur bëhet fjalë për këto limite dhe Eglës i thashë ‘ti s’do dalësh’. Është lojtarja më e fortë aty, pa diskutim. I kam thënë ‘unë do dal e ti s’do dalësh’. Dhe pastaj Julit nuk ja dhashë shancin që të bënte debate me mua që të mos promovohesha. Nuk bëra lojë fare brenda.
Ai e theksoi sërish që lojëtarja më e fortë është Egla dhe jo ato që i bashkëngjiten dikujt. Por ai sërish shtoi se lojtar i fortë është edhe Juli, edhe Romeo.