Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Të ftuar në “Big Brother Radio” ishin Gazmend Ujkashi dhe Grinesi, të cilët bënë një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”. Ish-banori, Gazi, tregoi se pse, sipas tij, Roza dhe Rikja s’do lidheshin kurrë në “BBV3”.
Rike dhe Roza e kanë kaluar fazën e budallallëkut në dashuri. Nuk do lidheshin në Big Brother… Roza po të mbante lojën që kishte në fillim, nuk garantoj vetëm finale, por ishte pretendente për fitore…
Finalistët e Grines?! Ja emrat që dha ai…
Finalistët që mendoj unë janë Juli, Egla, Romeo, Meritoni. Heidi mendoja që do dilte që në këtë nominim.
Fitues sipas tij është…
E fiton Juli sepse ka treguar shumë ngjyra dhe karakteristika të tij. Për mendimin tim Juli është artist, ka humor, ka luajtur, ka luftuar.
Ndërkohë, fituesit e Gazit janë:
Meritoni ose Romeo dua ta fitojnë…