Që kur ka hapur blogun e saj ku trajton çështje të lidhura me erosin, gazetarja Zhaklin Lekatari duket se është shndërruar në një ‘love guru’ ku të gjithë presin të mësojnë më shumë prej saj.
E ftuar javë më parë në Top Albania Radio, Zhaklin foli rreth shenjave të horoskopit dhe preku pak se si janë disa nga shenjat në shtrat por së fundmi ka thënë shumë më shumë. Në një intervistë televizive ajo vendosi të flasë pa dorashka dhe të zbulojë për të gjithë disa detaje të nxehta.
Zhaklin tha se marrëdhëniet seksuale janë shumë të rëndësishme por ajo nuk do e quante ushtrim fizik sesa një proces ku më së shumti ndihmon trupin të ç’lirojë hormone. E pyetur se cilët janë djemtë që bëjnë seks më mirë, Zhaklin ‘lëshoi bombën’ duke thënë: “Ata që janë të dobët dhe të shëmtuar”, sigurisht në kuadër të shakasë.
Sakaq, ajo rrëfeu edhe një detaj mjaft interesant sa i përket marrëdhënies intime. Zhaklin tha se një prej pozicioneve më të lodhshëm në shtrat është ai kur djali mban vajzën në krahë, kjo pasi kërkon më shumë kalori. Po ju çfarë mendoni rreth deklaratave të saj?